KE, gjobë rekord prodhuesve të televizorëve

05/12/2012 15:30

Komisioni Europian vendosi një gjobë rekord prej 1,47 miliardë eurosh ndaj prodhuesve të televizorëve, pasi u provua se kompanitë kishin arritur një marrëveshje për fiksimin e çmimeve në treg.

Sipas një agjensie rregulluese të BE-së, kompanitë europiane kishin dëmtuar konkurrencën për televizorë dhe monitorë kompiuterash, nëpërmjet kësaj praktike për pothuajse një dekadë.

Kompania holandeze “Philips” është ajo që duhet të paguajë gjobën më të madhe, prej 313,4 milionë eurosh, ndjekuar nga “LG Electronics”, me 295,6 milionë.

Kompani të tjera të ndëshkuara përfshijnë “Panasonic”, “Samsung”, “Toshiba” dhe “Technicolor”.

Nga ana e saj, kompania tajvaneze “Chunghwa Picture” i shpëtoi gjobës prej 17 milionë eurosh, pasi ishte ajo që denoncoi këtë praktikë.

Në deklaratën e KE-së, karteli që veproi midis viteve 1996-2006, konsiderohej si “një prej karteleve më të organizuar dhe sofistikuar ndonjëherë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA