Gjeorgji, gjyqi kundër “kryeopozitarit”

05/12/2012 16:00

Një prej kundërshtarëve kryesorë politikë të Presidentit të Gjeorgjisë, Mikheil Saakshavili, u paraqit ditën e mërkurë në gjykatë, për t’u përballur me akuzat e ngritjes së një grupi të armatosur me synim destabilizimin e vendit.

Irakli Okruashvili, një ish-aleat që nisi të kundërshtonte politikat e kreut të shtetit disa vite më parë, e ka konsideruar gjyqin si të motivuar politikisht dhe ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

39-vjeçari, i cili banonte në Francë, u rikthye në Gjeorgji muajin e shkuar, pavarësisht se ishte dënuar më parë me 11 vjet heqje lirie për akuzën e zhvatjes.

Në mbërritje ai u arrestua, ndërsa sipas tij, pavarësisht dijenisë se do të burgosej, vendosi të kthehej në vendin e tij për të pastruar emrin nga akuzat.

Pozitat politike të autoritarit Saakashvili u dobësuan gjatë muajit tetor, kur partia e tij humbi zgjedhjet e përgjithshme përballë koalicionit të udhëhequr nga ish-biznesmeni, Bidzina Ivanishvili.

Okruashvili ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Saakashvilin në të shkuarën për aktivitete kriminale, veçanërisht ato të lidhura me rrethanat misterioze të eliminimit fizike të disa rivalëve politikë ndër vite.

Për ekspertët, Okruashvili është një prej zërave më autoritarë të opozitës gjeorgjiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA