Zëvendëspresidenti i Egjiptit, Mahmoud Mekki, sfidoi dhjetëra mijëra egjiptianët e grumbulluar në protesta kundër ndryshimeve kushtetuese që do të forconin rolin e presidentit, duke theksuar se referendumi për këto ndryshime do të mbahet siç është planifikuar në datën 15 dhjetor.
Megjithatë, Mekki pranoi se ndryshime në draftin përfundimtar mund të ndodhin ende, duke e lënë “derën të hapur për dialog”.
Aktualisht, Presidenti islamik Mohammed Morsi është duke përpjekur që të realizojë disa ndryshime kushtetuese, që do të forconin rolin e tij, duke e shndërruar në sytë e mediave ndërkombëtare në një “faraon” të ri të Egjiptit.
Forcimi i rolit të Presidentit të ardhur nga partitë muslimane kundërshtohet ashpër nga opozita dhe pakicat e krishtera.
Ditën e mërkurë, disa dhjetëra mijëra protestues u grumbulluan përpara pallatit presidencial në Kajro, duke kundërshtuar në mënyrë të dhunshme, pasi bomba molotov u përdorën kundër policisë, që nga ana e saj shpërndau turmat me gaz lotsjellës.
Top Channel