Ahtisari: Serbia, në BE pas njohjes së Kosovës
05/12/2012 16:00
Ish-kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marty Ahtisari ka deklaruar se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa njohur më parë pavarësinë e Kosovës.
Këtë deklaratë Ahtisari e ka bërë në një takim të organizuar prej tij me ambasadorin jorezident të Kosovës në Finlandë, Lulzim Peçi.
Nga ana e tij ambasadori Peçi e ka informuar interlokutorin me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe mbi axhendën e politikës së jashtme të Kosovës për vitin e ardhshëm.
Ish-presidenti finlandez ka përshëndetur anëtarësimin e Kosovës në BERZH, si dhe ka shprehur mbështetjen e tij për përpjekjet e saj për aderim në institucione të tjera ndërkombëtare.
Top Channel