Vendbanimet, Izraeli nuk tërhiqet

04/12/2012 15:25

Aleatët tradicionalë u kthyen kundër Izraelit, duke kërkuar anullimin e planeve për ndërtimin e vendbanimeve të reja në territorin e pushtuar palestinez, por Tel Avivi theksoi të martën se nuk do të tërhiqet përballë presionit ndërkombëtar.

Pavarësisht se ndërtimi i 3 mijë vendbanimeve, sipas planit të lajmëruar 24 orë më parë, do të dëmtojë procesin e bisedimeve të paqes me Palestinën, një zyrtar i lartë brenda zyrës së kryeministrit Benjamin Netanyahu siguroi “CNN” se Tel Avivi nuk po luan me bllofin dhe se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Vendimi i Izraelit për të vazhduar këto ndërtime u mor pasi Organizata e Kombeve të Bashkuara votoi pro dhënies së statusit të një anëtari me të drejta të pjesshme për Palestinën.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli votuan kundër dhënies së statusit të vendit vëzhgues, së bashku me shtatë shtete të tjera, por shumica dërmuese e vendeve të Asamblesë mbështesën kërkesën palestineze. Shqipëria vendosi të abstenonte në këto votime, pavarësisht se vendi ynë e njeh shtetin e Palestinës që prej viteve të diktaturës.

”Izraeli do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri interesat e tij thelbësorë shtetërore, edhe atëherë kur përballet me presionin ndërkombëtar. Asnjë vendim i marrë nuk do të anullohet”, deklaroi zyrtari, i cili kërkoi të mos idenfitikohej.

Ndërkohë, në mënyrë unanime, kabineti izraelit i kryeministrit Netanyahu hodhi poshtë në mënyrë unanime statusin e ri të Palestinës, duke theksuar se statusi i ri nuk do të sjellë asnjë ndryshim në negociatat për paqen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA