Një operacion shpëtimi është duke u ndërmarrë në brigjet e Detit të Zi, pranë Stambollit, pasi një anije mallrash u fundos në rrethana të paqarta mesditën e së martës.
12 anëtarë të ekuipazhit të anijes “Volgo Balt 199” janë shpallur të humbur. Sipas të dhënave në të publikuara në mediat turke, 11 prej marinarëve në bord ishin ukrainas dhe tjetri rus.
Besohet se shkaku i fundosjes së anijes është koha e keqe, e cila në të njëjtën zonë vendosi edhe një anije të dytë në vështirësi.
”Volgo Balt 199”, e cila po udhëtonte nën flamurin e ishujve “St. Kitts dhe Nevis” ishte duke transportuar disa tonelata qymyri në momentin e fundosjes.
”Mund të konfirmojmë se anija është mbytur. Aktualisht, po kërkojmë me intensitet për të mbijetuar”, deklaroi Salih Orakçi, drejtuesi i Drejtorisë së Rojes Bregdetare Turke.
Top Channel