Sllovenia u përfshi nga një valë e re protestash të martën, me 120 persona të arrestuar dhe disa dhjetëra të lënduar nga ballafaqimet me policinë përpara godinës së bashkisë.
Protestat e hyra në javën e tyre të dytë motivohen nga një skandal korrupsioni i kryebashkiakut të qytetit të dytë më të madh slloven, i cili i ka rezistuar thirrjeve të deritanishme për t’u dorëhequr.
Manifestime të dhunshme janë mbajtur në këto ditë edhe në kryeqytetit Ljubjanë e qendrat e tjera te banuara, për shkak të shkurtimeve buxhetore dhe rritjes së papunësisë, ndikuar nga recesioni prej 8% në këto tre vitet e fundit së bashku.
Protesta në Maribor, ndonëse u paralajmëruar si paqësore, degjeneroi shumë shpejt në hedhje gurësh, sendesh të forta dhe fishekzjarresh ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmave.
Midis të arrestuarve, autoritetet kanë gjetur thika, shufra hekuri dhe fishekzjarre të papërdorura, te mbajtura ne cilesine e proves materiale.
Pavarësisht protestave, Sllovenia mbajti në fundjavë votimet presidenciale, të fituara nga ish-kryeministri Pahor.
Top Channel