Një gjykatë në Paris nisi një gjyq tepër të përfolur ndaj një organizate bamirëse, e cila akuzohet se përdori këtë mbulesë për të tentuar trafikimin e fëmijëve afrikanë në vend.
Eric Breteau, themeluesi i grupit “Arc de Zoe”, së bashku me pesë bashkëpunëtorë të tjerë, dyshohet se tentoi të trafikonte ilegalisht 103 fëmijë nga Çadi për në Francë në vitin 2007.
Ai dhe një prej të akuzuarve të tjerë jetojnë në Afrikën e Jugut dhe kanë refuzuar që të marrin pjesë në këtë proces, i cili mund t’i dënojë deri me dhjetë vjet heqje lirie, nëse do të shpallen fajtorë.
Në një çështje që tronditi opinionin publik në Francë, të pandehurit u arrestuan në Çad, ndërsa përpiqeshin të mbushnin një avionë me fëmijë për në Francë.
Pas hetimeve të autoriteteve të vendit afrikan, u mësua se shumica e fëmijëve, të cilët ishin paraqitur si jetimë nga zona e luftimeve të Darfurit në Sudan, në të vërtetë ishin fëmijë vendas dhe pothuajse të gjithë kishin familje, nga të cilat ishin rrëmbyer,
Të dënuar me tetë vjet vjet burim me punë të rëndë, të dënuarit u riatdhesuan në Francë, ku përballen me akuzën e tentivës së trafikimit, ndonëse u falën në 2008-n nga Presidenti i Çadit.
Një vend i Afrikës Qendrore, me përmasa të përafërta sa Franca, Gjermania dhe Britania marrë bashkë, Çadi është shtëpi e dhjetë milionë banorëve dhe ka një prej standarteve të jetesës më të ulët në botë.
Top Channel