Më shumë se 200 grupe të të drejtave të femrave i bënë një apel Bashkimit Europian që të kriminalizojë pagesat për seksin në të gjithë territorin e 27 vendeve anëtare.
Drejtueset e kësaj fushate synojnë që të bëjnë ilegale pagesat për marrëdhënie në kontinent dhe mbështesin një ligj të debatueshëm, që do t’i paraqitet për diskutim Parlamentit Europian gjatë së mërkurës.
”Prostitucioni është një formë e dhunës, është një pengesë për arritjen e barazisë gjinore dhe një derë e hapur që i lejon krimit të organizuar të zhvillohet dhe të lulëzojë”, deklaroi një zëdhënëse e organizatave për “BBC”.
Megjithatë, kundërshtarët e këtij qëndrimi argumentojnë se tashmë prostitucioni është një industri, që krijon vende pune për dhjetëra mijëra europianë dhe se fenomeni është më lehtësisht i kontrollueshëm në momentin që nuk shpallet ilegal.
Sipas kritikëve, kriminalizimi i pagesave për marrëdhënie seksuale mund të ndikojë në rritje të rasteve të dhunës dhe përdhunimit, në të njëjtën kohë që do të vendosë në rrezik të shtuar shëndetin e vetë punonjëseve të seksit dhe klientëve të tyre, për shkak të dhunës dhe moskontrollimit të detyruar nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, për të cilat në shumë vende punonjëset duhet të kontrollohen në mënyrë periodike, për të mbajtur liçensat e ushtrimit të aktivitetit.
Top Channel