Një luftëtar i lirisë dhe një hero në luftën e Kosovës, Ramush Haradinaj u rikthye më në fund në vendin që i takon, në atdheun e tij, pasi u shpall i pafajshëm për akuzat e ngritura nga Gjykata e Hagës.

Rikthimi i Haradinajt në Kosovë, vendin nga i cili u largua për t’u përballur me drejtësinë si kryeministër, ka ngjallur debate të shumta për rolin që do të luajë në të ardhmen ish-komandanti i UÇK-së, në politikën e vendit të tij.

Megjithatë, ky rikthimi  shumëpritur ka edhe një aspekt tjetër, aspektin krejtësisht njerëzor, atë të babait, familjarit dhe mikut Ramush Haradinaj, që rikthehet në vatrën e tij.

Emisioni i “Pasdites” në “Top-Channel”, i dedikoi pjesën e parë të serisë së të hënës pikërisht këtij aspekti, me filmimet që tregonin pritjen e rezervuar prej familjes e te afermve të tij.

Gjithashtu, “Pasdite” rezervoi një tjetër material, për të rikujtuar kalvarin e vuajtjeve të Haradinajt deri në fitimin e pafajsisë, historinë e përballjes së tij me akuzat dhe kësaj fitoreje të madhe me Hagën, e cila në rast të mosvënies në vend të drejtësisë, do të kishte njollosur të gjithë betejën çlirimtare të UÇK-së.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA