Takimi i tretë në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të zhvillohet të martën, më 4 dhjetor.

Siç njofton qeveria e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij serb, Ivica Daçiç, do të zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton.

“Është ky takimi i tretë ndërmjet dy kryeministrave me ndërmjetësimin e BE-së dhe me mbështetjen e SHBA-ve, në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Top Channel