Sllovenët votojnë të dielën në zgjedhjet presidenciale, pas disa ditë protestash në vend për shkurtimet buxhetore dhe një skandal korrupsioni të publikuar në media.

Presidenti në fuqi, Danilo Turk dhe ish-kryeministri Borut Pahor, i favorizuar sipas sondazheve, përballen për pozicionin e kreut të shtetit slloven pasi grumbulluan me shume vota nga raundi i pare i zgjedhjeve.

Këto votime vijnë në një moment vendimtar për vendin, me tetë protestues të lënduar në përballjet me policinë në kryeqytetin Ljubjanë gjatë së premtes.

38 persona u arrestuan me akuzën e prishjes së rendit publik pas manifestimeve, ndërsa përballje të dhunshme ndodhën gjate javes edhe në qytetin e dytë më të madh të vendit, Maribor.

Sllovenia është duke përjetuar aktualisht një prej rënieve ekonomike më të forta në të gjithë Eurozonës, me ekonominë e vendit që rënë me mbi 8% që prej vitit 2009.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA