Statusi i shtetit, Abas pritet si hero

01/12/2012 00:00

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas mbërriti në Aman në Jordani pas pjesëmarrjes në votimin e suksesshëm të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara që vendosi të njohë Palestinën si shtet vëzhgues të përhershëm jo-anëtar.

Abas do të udhëtojë të dielën drejt Bregut Perëndimor ku para ndërtesës së Autoritetit Palestinez do të mbajë një fjalim.

Palestina mori 138 vota pro, 9 kundër dhe 41 abstenime për statusin e ri të saj në OKB që kundërshtohej nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. SHBA deklaroi se votimi nuk kontribuon në procesin e paqes mes dy vendeve, ndërsa Izraeli tha se asgjë nuk do të ndryshojë në terren.

Pak ditë pas votimit, Tel Avivi njoftoi ndërtimin e 3 mijë banesave të tjera për kolonët në Bregun Perëndimor, plan ky që u kritikua nga SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA