“Sateliti”, Koreja e Veriut rinis testet

01/12/2012 00:00

Koreja e Veriut shpërfill rezolutën e Kombeve të Bashkuara që i ndalon testimin e raketave balistike me rreze të gjatë veprimi dhe njofton se do të kryejë një test të tillë mes dative 10 dhe 22 dhjetor.

Lajmi njoftohet nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, sipas të cilave misioni është lëshimi i një sateliti në hapësirë.

Kjo është përpjekja e dytë e Penianit për të lëshuar raketa me rreze të gjatë veprimi. Testimi i parë, kryer më herët gjatë këtij viti megjithëse dështoi, ngjalli panik tek fqinjët e vendit komunist, vecanërisht tek Koreja e Jugut.

Autoritetet në Seul reaguan ndaj planeve të Veriut duke deklaruar se po sfidëon drejpërdrejtë OKB-në dhe gjithë komunitetin ndërkombëtar.

Planet e lëshimit të raketës shihen edhe si provokimi i radhës i Koresë së Veriut ndaj Jugut që më 19 dhjetor zhvillon zgjedhjet e përgjithshme presidenciale.

Rrezja e veprimit e raketave koreano-veriore.

Shkencëtarët veriorë kanë analizuar gabimet e testit të prillit dhe tani janë gati ta provojnë sërish lëshimin, ka njoftuar Komiteti për Teknologjinë Hapësinore përmes agjencisë KCNA.

Raketa do të jetë e të njëjtit lloj, Unha-3, dhe do to lëshohet drejt jugut, për të dalë mbi Detin Lindor të Kinës. “Unha” do të thotë “galaksi” në gjuhën koreane.

Raketa me të njëjtin emër vlerësohet se mund të përshkojë 2.200 kilometra, por nuk është testuar ende me sukses.

Së fundmi ka pasur spekullime se Koreja e Veriut do të përpiqet të bëjë një tjetër lëshim së shpejti, pavarësisht paralajmërimit që Këshilli i Sigurimit i OKB-së bëri gjatë javës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA