Situata e vështirë në të cilën ndodhen shqiptarët e Maqedonisë ka qenë
shkaku që kreu i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi nuk mori
pjesë në manifestimin për shënimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së
Shqipërisë.

“Nuk ka të bëjë me çështje personale, unë jam lider i opozitës shqitpare për këtë ju më keni zgjedhur dhe unë nuk guxoj të lejoj që aty në atë sallë të duket se shqiptarët jetojnë në lule në Maqedoni. Unë atë ditë nuk mora pjesë vetëm për të treguar seriozisht se gjendja e shqiptarëve vazhdon të jetë shume keqe dhe shumë e rëndë”, tha Thaçi.

Fajtore për gjendjen e vështirë të shqiptarëve në Maqedoni, sipas Thaçit, është partia shqiptare në pushtet BDI.

“Duhet ta themi të vërtetën se me këta shqiparë që janë në Qeveri nuk ka më ‘hajër’ prej atyre, ata janë tërësisht të dorëzuar, asnjë farë rezistence nuk bëjnë. Ata vetëm marrin puplat e historisë që të mbulojnë atë që e veprojnë tani. Ngrejnë bustin e Hasan Prishtinës, mirë, por të Harun Aliut, ku e kanë bustin, mikut të ngushtë të Ali Ahmetit që u vra në rrethana të pasqaruara dhe vazhdojnë të bëjnë dasma të tilla duke pas parasysh se kombi dita-ditës i ka vuatjet maksimale”, u shpreh Thaci.

Edhe përkundër kësaj situate, kreu i PDSH-së, u bëri thirrje shqiptarëve të mos dorëzohen. Ai tha se me rrëzimin e BDI-së nga Qeveria dhe me një angazhim më të madh shqiptarëve kjo gjendje mund të përmirësohet.

Top Channel