Vaji mbetet stok/ Fermerët në Peqin prodhojnë vaj cilësor, por shitja mungon Në vitin 1910, sipas revistës prestigjoze “The Economist”, të ardhurat
për frymë në Shqipëri, ishin sipas standardit të fuqisë blerëse, sa 25.1
per qind e mesatares së Bashkimit Europian, edhe pse ky organizëm nuk
ishte krijuar ende. Në fund të vitit 2011, shifra ishte 31 për qind.
100 vjet histori varfërie, që i lë shqiptarët sot po aq të varfër ndaj europianëve sa ishin një shekull më parë, kur Shqipëria shpallte pavarësinë. Te dhenat e fundit zyrtare te Institutit Europian te Statistikes tregojne se fatkeqësisht historia ka përsëritur vetveten.
Në vitin 1910 Shqipëria ishte vendi më i varfër në Europë, ndërsa sot është e parafundit duke lënë pas vetëm Bosnjen e përfshirë nga konfliktet pafund etnike. Të gjitha ekonomitë e tjera, përfshirë dhe ato të rajonit, kanë një nivel dukshëm më të lartë mirëqënie.
Sipas EUROSTAT në Serbi të ardhurat për frymë ishin në 2011 sa 35 për qind e mesatares së BE-së, ato në Maqedoni sa 36 për qind dhe më pas Mali i Zi dhe Turqia me një nivel të ardhurash për frymë respektivisht sa 43 dhe 52 për qind e BE-së. Njëqind vjet pavarësi janë një motiv i fortë feste, por tre ditë më parë shqiptarët mund dhe duhet të kishin shumë më tepër arsye për të festuar dhe për të qenë krenar.
Top Channel