Përleshje mes policisë dhe demonstruesve janë regjistruar mbrëmjen e së premtes në Lubjanë, pas atyre në Maribor, në Slloveni.

Një manifestim ku kanë marrë pjesë mijëra persona për të shprehur indinjatën e tyre për krizën ekonomike dhe për përkeqësimin e situatës sociale në vend.

Gjuajtjes me gurë dhe shishe, agjentët u janë përgjigjur me gaz lotësjellës dhe situata ka degjeneruar, bëjnë të ditur mediat lokale në edicionet e tyre online.

Ndërkohë, ditën e diel mbahet balotazhi për zgjedhjet presidenciale mes presidentit në ikje Danilo Turk dhe sfidantit të tij, ish-kryeministrit Borut Pahor.

Më herët gjatë javës, ditën e martë, të paktën 25 persona u arrestuan dhe 15 të tjerë u plagosën në protestat e mbajtura në Maribor.

Mijëra banorë të qytetit të dytë më të madh të vendit u tubuan kundër kryebashkiakut Franc Kangler, pas publikimit të disa skandaleve në media, që përfshijnë atë në disa afera korrupsioni.

Ministri i Brendshëm, Vinko Gorenak u shpreh se kishte prova të qarta për organizmin e protestave të dhunshme, ndërsa theksoi se policët u provokuan dhe se shpërthimi i dhunës kishte qenë i organizuar.

Për shkak të aferave në të cilat kryebashkiaku dyshohet se është përfshirë gjatë drejtimit të Mariborit, ai u përjashtua nga partia e tij, Partia Civile Sllovene, por deri tani ka refuzuar që të japë dorëheqjen.

Krangler dyshohet se favorizoi një kompani private, e cila vendosi 30 kamera që monitornin trafikun në qytet, që të vendoste gjoba abuzive, nga të cilat ai kishte një përfitim të majmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA