Disa dhjetëra drejtorë dhe mësues shqiptarë në shkollat e mesme dhe ato të ciklit të ulët në Maqedoni do të ndëshkohen me pezullim nga detyra apo gjoba, pasi ndërprenë mësimin me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Lajmi u raportua të premten nga Agjensia Serbe e Lajmeve “BETA”, e cila citoi autoritetet maqedonase.
Inspektorët arsimorë kanë vendosur tashmë gjoba me vlerë 2 500-3 000 euro ndaj shkollave për prishjen e mësimit.
Gjithashtu, Ministria Maqedonase e Arsimit lëshoi një urdhër ndaj komunave me shumicë shqiptare, për të ndryshuar emrat e disa shkollave, të cilave u janë venë emërtime shqiptare.
Midis këtyre shkollave, përfshihet gjimnazi “28 nëntori” në Dibër, i quajtur më parë “Zdravko Cockovski”.
Problem i bënë edhe dy shkolla të tjera, në lagjen Çair në Shkup, një shkollë që quhet “Adem Jashari” dhe në Dibër, një tjetër shkollë që mban emrin ilir të Dibrës, “Penestija”.
Top Channel