Ministria greke e Shëndetësisë ka paralajmëruar për një epidemi të
mundshme të SIDA-s në kryeqytetin e vendit,Athinë. Sipas kesaj
Ministrie, gjate 2012-s jane dyfishuar rastet e te prekurve me virusin
vdekjeprures HIV, duke mberritur ne 1250 nga 650 qe ishin nje vit me
pare.

Situata konsiderohet alarmante per shkak te rritjes se pakontrolluar te rasteve. Ekspertet thone se rritja drastike i dedikohet numrit te larte te kontakteve seksuale mes personave te te njejtit seks, por edhe perdorimit te shiringave te infektuara prej toksikodipendenteve.

Me shqetesim vihet re mosperdorimi i perzevativeve ne grupmoshat e reja,pohon ministria e shendetesise. Kushtet e keqija te jeteses dhe kriza ekonomike qe ka pllakosur vendin,renditen nder shkaqet e mundshme te rritjes te se infektuarve me virusin vdekjeprures. Me te rrezikuar jane emigrantet dhe personat me nivel arsimor te ulet.
Nje pjese e tyre nuk marrin pothuaj asnje mase mbrojtese gjate kontakteve intime me prostituta. Nje tjeter rrezik evident sipas autoriteteve jane edhe semundjet seksualikisht te transmetueshme ku pervec infeksioneve te ndryshme,vihet re nje rritje drastike e rasteve te hepatit C. Kohet e fundit jane shenuar edhe disa raste me tuberkuloz,nje semundje kjo pothuaj e zhdukur qe prej shume vitesh.

Kriza ekonomike dhe mungesa e fondeve ne dispozicion te mjekeve si dhe mungesa e medikamenteve per shkak te pamundesise së Qeverise te siguroje fonde, pritet te perkeqesojne edhe me shume situaten.

Top Channel