Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u lirua në vitin 2008, por vendimi u hodh poshtë, për shkak të frikësimit të dëshmitarëve.
Prokurorët kërkojnë një dënim prej 20 vitesh, bazuar në akuzat për krime mizore ndaj civilëve serbë, shqiptarëve e romëve, gjatë vitit 1998.
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është duke u gjykuar së bashku me dy të pandehur të tjerë.
Haradinaj dhe Idriz Balaj u liruan nga 37 akuza për krime lufte në gjyqin fillestar, teksa po rigjykohen në disa prej tyre.
I pandehuri tjetër, Lahi Brahimaj, u dënua në vitin 2008 për tortura me 6 vite burg, ndërsa tani po rigjykohet për 4 prej akuzave të bëra ndaj tij.
Aktakuza ndaj 3 të pandehurve pretendon se ata janë përfshirë në një ndërmarrje të përbashkët kriminale për të vendosur kontrollin e UÇK-së në perëndim të Kosovës, përmes kampeve të paraburgimit.
Serbë dhe shqiptarë, që konsiderohen si bashkëpunëtorë me serbët, pretendohen se janë torturuar dhe janë vrarë në këto kampe, teksa janë gjetur 39 trupa pa jetë.
Top Channel