I lindur në Kosovën Perëndimore në vitin 1968, Ramush Haradinaj, ashtu
si dhe shumë të tjerë, shërbimin ushtarak e kreu me ushtrine e vjeter
jugosllave.

Përpjekjet për të avancuar arsimimin e tij në Prishtine, iu bllokuan, sic thote, nga autoritetet e atehershme serbe. Pas emigrimit ne Zvicer ne 1989-n, do te kalonte 9 vjet duke kaluar nga nje pune ne tjetren, perfshire ate te rojes se sigurise ne eventet sportive dhe koncertet pop.

Haradinaj u kthye ne Kosove ne fillimin e vitit 1998, pikerisht ne kohen kur do te shperthente dhuna mes luftetareve kosovare dhe forcave serbe. Shume shpejt ai do te behej komandant rajonal i UCK-se ne perendim te Kosoves. Konflikti mori jetet e dy prej vellezerve te tij. Akuzat e ngritura ne Hage per krime lufte lidhen me kete periudhe. Ne gjykate u tha se bashke me dy ndihmes te ngushte, Haradinaj u perpoq te merrte nen kontroll perendimin e Kosoves permes torturimit dhe vrasjes se serbeve apo personave te dyshuar si bashkepunetore te tyre.

2008 solli rrezimin e ketyre akuzave, por shpejt u kerkua nje rigjykim i pjesshem i ceshtjes, kur prokuroret zbuluan se deshmitaret ishin intidimuar gjate procesit fillestar 10 mujor. Perpara se te jepte doreheqjen si Kryeminister ne vitin 2005, e kaluara e tij e spikatur i kishte dhene nje vend ne gjeneraten e re te politikaneve aktive ne Kosove pas shkeputjes nga kontrolli i Beogradit.

Gjate 100 diteve te tij ne krye te Qeverise, diplomatet perendimore mbeten te befasuar nga stili dinamik i punes se Haradinajt asokohe 36-vjeçar. Shkrimtari Bardh Hamzaj e pershkruan Ramush Haradinajn ne librin e tij “rrefim per luften dhe lirine”, si element qendror per nderhyrjen e nderkombetareve ne Kosove, per shperberjen e UÇK-se dhe zanafillen e institucioneve politike paralele brenda vendit. Ish-kryeministri vazhdon te gezoje mbeshtetje te madhe brenda Kosoves, edhe pse Odisea e Hages e zbehu rolin e tij ne politike.

Top Channel