Presheva ka shpalosur flamurin më gjigant në historinë e saj për ditën e 28 Nëntorit. Ndonëse dikur njerëzit shkonin në burg vetëm për posedim të flamurit në këto zona, shqiptarët e Luginës së Preshevës kësaj radhe kanë nxjerrë ngjyrat kuqezi.

Forumet rinore kanë organizuar programin, ndërsa qindra njerëz i kanë dhënë mbështetjen e tyre festës. Shqiptarët e Serbisë e kanë festuar ditën e pavarësisë në qendër të vëmendjes nga media serbe, të cilët e kanë vlerësuar këtë si një provokim.

Ndërsa përveç Luginës së Preshevës, në kryeqytetin serb ambasada shqiptare ka organizuar një pritje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA