Agjensia Nukleare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara lajmëroi për një ndërhyrje në një prej serverave të saj nga një grup piratësh anti-izraelitë.
Sipas agjenisë, grupi i njohur mne emrin “Parastoo”, ka arritur të thyejë sigurinë dhe postoi detaje të kontakteve të më shumë se 100 ekspertëve bërthamorë në uebsajtin e faqes.
”Parastoo” i kërkoi emrave të listuar që të firmosin një peticion, për të hetuar programin e fshehtë bërthamor izraelit.
Izraeli dihet se disponon armë bërthamore, por Tel Avivi nuk e ka konfirmuar asnjëherë diçka të tillë, duke e justifikuar me të drejtën e sekretit shtetëror.
Megjithatë, sipas vlerësimeve të ekspertëve, vendi mund të ketë rreth 200 raketa me rreze të mesme veprimi.
”Stafi teknik është duke analizuar situatën dhe do të bëjë gjithçka për të mundësuar që asnjë informatë e mëtejshme të mos bëhet publike”, shkruhej në deklaratën e Agjensisë Nukleare.
Top Channel