Turqia lejon veshjen islamike nëpër shkolla

27/11/2012 00:00

Qeveria turke miratoi rregulloren e re të arsimit që lejon përdorimin e veshjes islamike për femrat edhe në institucionet arsimore publike.

Cështja e përdorimit të kësaj veshjeje ka qenë në qendër të debatit prej vitesh në Turqi dhe herë pas here është shoqëruar edhe me përplasje të ashpra mes mbështetësve të shtetit sekularist dhe partive me sfond fetar.

Megjithatë, për të mos ngjallur zemëratë mes sekularistëve, qeveria e kryeministrit Recep Taip Erdogan ka kushtëzuar përdorimin e veshjes islamike. Ajo mund të përdoret lirish nga vajzat që frekuentojnë institutet arsimore fetare si dhe në orët e mësimit religjoz në institutet jofetare arsimore, publike dhe private, por do të vijojë të ndalohet në orët e tjera të mësimit.

Lëvizja kritikohet nga opozita që thotë se ky është një kthim pas dhe një tjetër hap drejt shkatërrimit të shtetit laik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA