Të paktën 25 persona u arrestuan dhe 15 të tjerë u plagosën, në protestat e mbajtura të martën në qytetin slloven të Mariborit.

Me mijëra qytetarë të qytetit të dytë më të madh të vendit u tubuan kundër kryebashkiakut Franc Kangler, pas publikimit të disa skandaleve në media, që përfshijnë Kanglerin në disa afera korrupsioni.

Ministri i Brendshëm, Vinko Gorenak, u shpreh se kishte prova të qarta për organizmin e protestimeve të dhunshme, ndërsa theksoi se policët u provokuan dhe se shpërthimi i dhunës kishte qenë i organizuar.

Megjithatë, presidenti Danilo Turk theksoi se autoritetet do të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe se nuk do të pengojnë manifestime të reja në ditët e ardhshme.

Për shkak të aferave në të cilat kryebashkiaku dyshohet se është përfshirë gjatë drejtimit të Mariborit, ai u përjashtua nga partia e tij, Partia Civile Sllovene, por ka refuzuar që të japë dorëheqjen deri tani.

Krangler dyshohet se favorizoi një kompani private, e cila vendosi 30 kamera që monitornin trafikun në qytet, që të vendoste gjoba abuzive, nga të cilat ai kishte një përfitim të majmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA