
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë parlajmëroi qeverinë se rritja e borxhit nuk është çelësi magjik që nxjerr ekonominë nga kriza duke deklaruar se përfitimet e kësaj politike nuk janë të sigurta.
“Efekti tërësor i stimulit fiskal do të varet nga reagimi i sektorit privat dhe ai i tregjeve financiare, ndërkohë efekti afatgjatë i tij do të varet nga kostot shtesë që do të sjellë ai në buxhet”, tha zoti Fullani.
Menjëherë pas miratimit në Komisionin e Ekonomisë të ligjit që heq tavanin e borxhit, kreu i Bankës Qëndrore i bën thirrje politikës që të miratojë me shpejtësi një rregull fiskal për të mos vënë në rrezik stabilitetin financiar të vendit.
“Në këtë mënyrë i bëj një ftesë të hapur politikës shqiptare, të ulet dhe të përfundojë me një rregull fiskal i cili do të jetë një instrument mjaft i rëndësishëm për stabilitetin afatgjatë të borxhit për dhënës-nxitësit e domosdoshëm, do të jetë një dritare me të gjitha fleksibilitetet e saj”, shtoi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
Banka e Shqipërisë e mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në 4 përqind duke deklaruar se rreziqet për rritje cmimesh në ekonomi janë të ulëta.
Top Channel