Partia islamike “Vëllazëria Muslimane” anuloi protestën në Kairo, ndërsa situata në vend u tensionua pas dekretit të presidentit Mohamed Mursi, që u konsiderua si zgjerim i pushtetit të tij.
Të hënën, Mursi u takua me gjykatësit e lartë të vendit, të cilëve u garantoi se dekreti i firmosur prej tij ka të bëjë me cështjet kryesore, që lidhen me sovranitetin.
Ende nuk ka një reagim nga gjykatësit. Disa udhëheqës të opozitës egjiptiane, përfshirë edhe fituesin e çmimit Nobel të Paqes, Mohamed El Baradei, thanë se nuk do të dialogojnë me presidentin, derisa ai të tërheqë të ashtuquajturën “deklarata kushtetuese”.
Dekreti i firmosur javën e kaluar nënvizon se asnjë autoritet në vend nuk mund të rrëzojë vendimet e presidentit.
Top Channel