Ndryshime në Bankën e Anglisë

27/11/2012 01:10

Qeveria britanike vendosi të bëjë një ndryshim rrënjësor në Bankën e Anglisë, duke emëruar Mark Kernei, guvernatorin aktual të Bankës Qendrore Kanadeze.

Vendimi u bë publik nga ministri britanik i Financave, Xhorxh Osborn. Kernei do të qendrojë në krye të Bankës së Anglisë për pesë vite, duke zëvendësuar në këtë detyrë Mervin King, që do ta lërë postin në muajin qershor.

Ser Mervin King e cilësoi pasuesin e tij si “përfaqësues të brezit të ri të drejtuesve dhe një zgjedhje e jashtëzakonshme”.

Posti konsiderohet si një prej më të rëndësishmëve në ekonominë britanike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA