Kongo, rebelët pranojnë të tërhiqen

27/11/2012 00:00

Forcat rebele në Republikën Demokratike të Kongos kanë rënë dakord që të tërhiqen nga qyteti i Gomës, të cilin e morën nën kontroll javën e kaluar.

Në një takim emergjent të mbajtur të premten, liderët rajonalë u kërkuan rebelëve të fraksionit M23 që të largoheshin nga Goma brenda së hënës dhe shefi i tyre u citua të thoshte se ishte dakord.

Megjithatë, thuhet se në zonë ka ende luftime. Rreth 500 mijë persona kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve të 7 muajve të fundit.

Grupet e armatosura kanë luftuar për minierat e pasura në lindje të Republikës Demokratike të Kongos për dy dekada dhe së fundmi në këtë konflikt janë përdorur edhe armë shqiptare.

Presidenti Kabila dhe presidentët e Ugandës, Kenias dhe Tanzanisë ndoqën bisedimet javën e kaluar, por lideri ruandez Paul Kagame nuk ishte i pranishëm. Ai u përfaqësua nga ministri i Jashtëm.

Korrespondenti i BBC që ndoqi samitin thotë se edhe disa liderë të fraksionit M23 kanë qenë të pranishëm në kryeqytetin e Ugandës, Kampala.

Katër presidentët lëshuan në përfundim të takimit një deklaratë që u kërkon rebelëve “të ndalin të gjitha aktivitetet luftarake, të tërhiqen nga Goma dhe të ndërpresin kërcënimet për rrëzimin e qeverisë së zgjedhur.

Rebelët kanë refuzuar thirrjet e mëparshme për t’u larguar nga Goma, kryeqyteti i provincës së Kivut Verior dhe qyteti kryesor në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA