Ish-kryeministri i Francës, Francois Fillon, krijoi një fraksion të tij brenda partisë më të madhe të opozitës në Parlamentin Frances.
Përçarja e madhe brenda “UMP”-së vjen pas votimeve për kreun e partisë, të cilat ngjallën polemika të shumta dhe u humbën nga Fillon për më pak se 100 vota.
Ish-kryeministri Fillon, deklaroi se fraksioni brenda të djathtëve, i quajtur “R-UMP”, do të shpërbëhet nëse votimet për kreun e partisë do të përsëriten.
Në bazë të votës së anëtareve, fitues u shpall lideri i mëparshëm i partisë, Jean-Francois Cope, ndonëse sondazhet flisnin për një mbështetje të qartë të Fillon, një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të ish-presidentit Sarkozy.
Aktualisht, e djathta franceze ka 183 anëtarë në Asamblenë Kombëtare dhe besohet se 60 prej tyre do të ndjekin ish-kryeministrin.
Partia Socialiste në pushtet, nuk ka bërë asnjë koment rreth kësaj ndarje në gjirin e së djathtës.
Në Francë, e djathta ka qenë tradicionalist e franksionuar, deri në bashkimin e të gjitha forcave nën koalicionin e madh “UMP”, të formuar falë ndërmjetësimit të ish-presidentit Jacques Chirac.
Top Channel