Ceremonia e përurimit të segmentit të pestë të autostradës “Ibrahim
Rugova” në Kosovë është shtyrë për shkak të protestave për Fatmir
Limajn.

Qindra ish-luftëtarë të UCK-së u mblodhën në fshatin Gjurgjicë. Ata kërkuan lirimin e deputetit të PDK-së dhe ish- bashkëluftëtarit të tyre Fatmir Limaj të cilit iu dha masa e parabargimit ditën e shtunë në lidhje më cështjen ‘Klecka’.

Protestuesit kanë hipur në foltore gjë që ka bërë të pamundur vijimin e ceremonisë në orën e parashikuar, pra në 10 të mëngjesit.

Ndërkohë autokolona e Kryeministri Hashim Thaci u nis drejt Prishtinës, ndërsa edhe ai shqiptar Sali Berisha mësohet se është larguar me helikopter.

Pas kësaj ngjarjeje e planifikuar të mbahej për festën e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ka reaguar Qeveria e Kosovës. “Anulimi ndodhi për shkak të ndërhyrjes së një grupi qytetarësh të pandërgjegjshëm, që demoluan vendin ku duhej të mbahej ceremonia”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e Qeverisë, e cila poashtu falënderon qytetarët e shumtë që kishin ardhur për të festuar dhe u kërkon mirëkuptim për ndërprerjen e ceremonisë kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, presidentes Jahjaga, ambasadores amerikane në Kosovës, Tracey Jacobson, e të tjerëve.

Reagon Jahjaga, shpreh keqardhjen

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga shpreh keqardhjen për anulimin e përurimit të shumëpritur të Udhës së Kombit si pasojë e protestës së një grupi qytetarësh në fshatin Gjurgjicë.

“Përurimi i Udhës së Kombit “Ibrahim Rugova”, veprës të përbashkët madhore, është përmbushje e një ëndrre dhe synimi. Autostrada është realizim i vizionit tonë për lidhje me korridoret evropiane që rrëzon përfundimisht barrierat mes nesh. Shprehim keqardhjen tonë që një vepër kaq madhore u pamundësua sot të përurohet’, thuhet në reagimin e Presidencës.

Presidentja e Kosovës i fton qytetarët të shfaqin maturinë që na ka karakterizuar si shoqëri përballë sfidave shumë të rënda në të kaluarën prej të cilës dolëm fitimtarë dhe t’ju besojmë institucioneve të Republikës së Kosovës në zbatimin e përgjegjësive të tyre.

Ditën e diel, Fatmir Limajt, që gjatë luftës njihej me nofkën “Komandant
Çeliku”, dhe tre ish-pjestarëve të UÇK-së, Naser Krasniqi, Nexhmi
Krasniqi dhe Naser Shala, iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji
nga një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Supreme, që mori parasysh
kërkesën e prokurorit të EULEX-it, Maurizio Salustro.

Ndërsa ditën e hënë avokatët mbrojtës të katërshes së akuzuar për krime
lufte dorëzuan në Gjykatën Supreme të Kosovës apelin kundër masës së
paraburgimit ndaj klientëve të tyre.

Pala mbrojtëse kërkoi anulimin e vendimit që organi i lartë gjyqësor dha
më herët për ish-luftëtarët e UÇK-së, të cilët akuzohen për krime lufte
në fshatin Kleçkë, prej nga merr dhe emrin çështja e ngritur ndaj tyre.

Avokati Mahmut Halimi, i cili përfaqëson të akuzuarin Nexhmi Krasniqi,
konfirmoi për mediat kosovare dorëzimin e kërkesës. “Kemi dorëzuar
ankesën dhe kemi arsyetuar se gjykata ka vendosur në tërësi pa i
shqyrtuar shkaqet objektive e subjektive për secilin të akuzuar veç e
veç”, tha Halimi.
 

Top Channel