Bruksel, protestë e fermerëve të BE

27/11/2012 00:00

Fermerë të inatosur kanë protestuar për rënien e çmimit të artikujve
bulmetorë në vendet e BE-së dhe kanë hedhur qumësht të freskët ndaj
selisë së Parlamentit Evropian dhe forcave të policisë në Bruksel.

Mijëra fermerë, të shoqëruar nga qindra traktorë, zbritën në rrugët e kryeqytetit belg në kuadër të një proteste që nisi ditën e hënë.

Protesta ka vazhduar, me zyrtarët e Parlamentit Evropian që kanë parë t’u bllokohet rruga për në zyrën e tyre me traktorë dhe makina bujqësore.

Fermerët duan një rritje deri në 25 për qind të çmimeve të produkteve të tyre për të mbuluar kostot. Qumshti në vendet e BE-së shpesh herë shitet nën koston e prodhimit për shkak të rënies së kërkesës ndërkombëtare dhe rritjes së konkurrencës.

Bordi Evropian për Qumshtin, që koordinon dhe protestën, thotë se fermerët e vegjël janë detyruar të mbyllin bizneset e tyre.

Në Belgjikë, për shembull, çmimi për një litër qumësht është 0.26 euro, ndërsa kostoja e prodhimit të tij është 0.40 euro, thotë Bordi.

BE është prodhuesi më i madh i qumshtit dhe në 2010-ën rreth 47 për qind e buxhetit prej 123 miliardë eurosh shkoi me humbje, ose në forma financiare për të mundësuar prodhimin.

Ndërsa fermerët në Shropshajër të Anglisë arritën së fundmi një rritje të çmimit në 0.36 euro për litër, por raportuan se nga ana tjetër kostoja e prodhimit shkoi në 0.38 euro.

Policët që po ruajnë selinë e Parlamentit Evropian e gjetën veten të lagur me qumështhedhës teksa protestuesit afronin tubat me ndërtesën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA