Brazil, të ardhurat nga nafta shkaktojnë protesta

27/11/2012 03:50

Ata i kanë kërkuar presidentes Dilma Rousseff të vendosë veton mbi faturën, e cila është aprovuar nga Kongresi i Brazilit.

Fatura propozon ndarjen e të ardhurave prej naftës në mënyrë të barabartë mes shteteve prodhuese, si Rio, dhe shteteve të tjera.

Politikanë vendas kanë kundërshtuar ashpër këtë lëvizje, duke thënë se do t’i kushtojë shtetit rreth 1,7 miliardë dollarë vitin e ardhshëm.

Ata thanë gjithashtu se ndryshimet do të kenë ndikim në aftësinë e Rio de Janeiro-s për të mirëpritur Botërorin 2014 dhe Lojërat Olimpike 2016.

Fatura do të ulë nivelin e honorareve të fituara nga prodhuesit e naftës, nga 26% në 20%.

BBC raporton se autoritetet shtetërore kanë shkarkuar punonjës nga puna dhe kanë ftuar muzikantë e njerëz të tjerë të famshëm, në mënyrë që të tërheqin njerëzit nga pjesëmarrja në demostrata.

Protesta, sipas korrespondentes së BBC-së, përfundoi si të ishte një “party” në rrugë, teksa shihje njerëzit duke kërcyer e duke pirë. Sipas burimeve policore, rreth 200 mijë veta morën pjesë.

“Nuk mund t’i rishpërndajmë honoraret me shtete të tjera”, tha për AFP Isabel Johnson, një infermiere 24-vjeçare. “Kjo është trashëgimia jonë dhe shansi ynë për t’u ngritur në nivel ndërkombëtar”, tha ajo.

Brazili pritet të jetë i gatshëm të prodhojë rreth 10 miliardë fuçi nafte të papërpunuar në dekadat e ardhshme, pas zbulimit të depozitave të naftës në det të hapur, të bërë vitet e fundit.

Presidentja Rousseff ka afat deri të premten për të aprovuar apo refuzuar faturën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA