Spanjë, shpërblehen partitë që duan pavarësinë

26/11/2012 00:00

Zgjedhësit në Katalonjë të Spanjës shpërblyen me shumicën e votave të tyre partitë që kërkojnë pavarësinë e rajonit.

Megjithatë, presidenti katalonjas Artur Mas, i cili ishte dhe nismertari i zgjedhjeve e parakohshme e mbeshtetes i zjarrte i mevetesise, humbi disa vende. Partia e tij e qendres se djathte, CIU vazhdon te mbetet blloku kryesor me 50 vende nga 135 te asamblese, por ato jane sidoqofte me pak se 62 vendet qe siguroi heren e fundit.

Separatistet e krahut te majte moren 21 vende. Sipas korespondenteve te huaj, te dyja partite e kane shume te veshtire bashkepunimin me njera-tjetren, edhe pse jane ne nje linje qendrimi persa i takon mbajtjes se nje referendumi ne Spanje per shkeputjen e Katalonjes nga pjesa tjeter  e vendit.

Shkak i renies se popullaritetit per CIU-ne kane qene masat antikrize, qe perfshijne edhe shkurtimet polemizuese ne sektorin publik. “Jam i kenaqur me rezultatet e zgjedhjeve,- i tha per BBC-se presidenti Mas,- por prisja me shume”.

Mas ishte ai qe kerkoi zgjedhjet e parakohshme pas mosmarreveshjeve te thella me qeverine e Madridit mbi ceshtjet e financimit. Ekzekutivi spanjoll e ka akuzuar se po perpiqet te shfrytezoje krizen ekonomike te vendit dhe thote se nacionalistet katalonjas thjesht po nxjerrin justifikime per faktin qe i kane mbaruar te gjitha parate e tani pretendojne fonde te tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA