Siri, shpërthimi vret 10 fëmijë

26/11/2012 08:45

Sipas aktivistëve në Siri, forcat qeveritare kanë lëshuar bomba thërmuese në një park fëmijësh duke vrarë 10 prej tyre. Një video e postuar në internet tregon trupa të vegjëlish në tokë me nënat e tyre duke vajtuar mbi ta.

Sipas BBC, ngjarja ka ndodhur në Deir al-Asafir, në lindje të Damaskut.

Luftime intensive vazhdojnë në kryeqytetin sirian. Në muajt e fundit ka pasur shumë akuza se qeveria e Sirisë po përdor bomba thërmuese në këtë konflikt, por këto akuza janë përgënjeshtruar.

“Të gjithë ata që u vranë nga ky sulm nuk ishin më shumë se 15 vjeç”, thotë një aktivist për Reuters.

Ndërsa një grup tjetër aktivistësh bën të ditur se vetëm ditën e dielë në Siri ka pasur 117 viktima, ndër të cilët 14 fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA