
Ministrat e Financave të Eurozonës takohen në Bruksel për të diskutuar këstin e rradhës së huasë për Greqinë e mbytur në borxhe.
Vendi duhet te marre kete here rreth 31 miliarde euro.Megjithate, anetaret e Unionit Monetar kane mosmarreveshje te thella mbi menyren sesi duhet menaxhuar mali i borxheve greke. Ky eshte takimi i trete ne dy jave dhe gjuha e kompromisit, ende nuk eshte gjetur.
Greqia duhet t’i merrte parate qe ne muajin maj. pergjate gjithe kesaj periudhe, ajo eshte mbajtur ne kembe vetem fale borxheve te emergjences. Por takimi ne vetvete synon me teper sesa thjesht diskutimin e huase: objektivi eshte te arrihet nje marreveshje mes te 17 vendeve anetare te Eurozones mbi hartimin e nje plani me te gjere i cili te ndihmoje rikthimin e shendetit financiar te greqise. Komisioneri Europian i Ekonomise, Olli Rehn deklaroi se nje pakt i tille ka rendesi jetike per Greqine.
Ministrat duhet te bien gjithashtu dakort me FMN-ne mbi rruget qe duhen ndjekur per ta ndihmuar Greqine te reduktoje borxhin e saj qe vitin e ardhshem, pritet te mberrije ne 190% te Prodhimit te Brendshem Bruto te vendit.
Top Channel