Izraeli tenton sistemin e mbrojtjes antiraketë

26/11/2012 00:00

Izraeli testoi me sukses sistemin e mbrojtjes antirakete. Sistemi qe
mban emrnin “katapultat e Davidit” shërben për të kapur raketa me rreze
të mesme deri në 300 kilometra dhe do të hyjë në veprim në vitin 2014.

Zyrtaret izraelite njoftuan se testi i kryer ne jug te vendit, tregoi qarte qe sistemi e ben te mundur nxjerrjen jashtë loje të raketave balistike me një rreze të shkurtër veprimi 50 deri në 200 kilometër.

Permes ketij sistemi, shteti hebre kerkon te mbrohet me se pari nga sulmet e hezbollahut radikal islamik Hezbollahu radikal islamik, që kërcënon nga Libani.

“Katapultat e Davidit” u prodhua në bashkëpunim me koncernin amerikan të armatimit Raytheon Company. Izraeli ka tashmë dy sisteme për mbrojtjen kundër raketave me rreze të gjatë veprimi, kundër atyre nga Irani dhe kundër raketave me rreze të shkurtër nga Rripi i Gazës. Gjatë konfliktit të fundit në Gaza, për shembull, sistemi “Kupola e hekurt” bëri të mundur eliminimin e 85% të raketave të destinuara për Izraelin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA