Patrijarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, ka bërë thirrje që Serbia t’i drejtohet Rusisë dhe të mos bëhet pjesë e Bashkimit Evropian në asnjë mënyrë, vetëm në rastin kur do ta ruante edhe Kosovën.

“Ne duhet ta dimë se kush janë miqtë tanë. Duam të jemi në Evropë, por jo duke dhënë tokën tonë të shenjtë, shtëpitë tona dhe varret. Nëse nuk na duan të tillë, ne do të vazhdojmë të jetojmë jetën tonë të vështirë, ashtu siç kemi jetuar edhe para 50 vjetësh“, ka thënë Irinej në një liturgji për viktimat serbe të viteve ’90.

Ai ka thënë edhe se Haga, duke liruar gjeneralët kroatë ka hequr maskat. Ndërsa kryeministri serb Ivica Daçiç ka thënë se Kosova është rrëmbyer nga Serbia dhe se duhet ruajtur ajo që është e mundur.

“Asush nuk do të na e kthejë Kosovën nëse themi se nuk e duam Bashkimin Evropian“, ka thënë Daçiç pasi ka dalë nga kisha e Këshillit të Shenjtë. Ai ka thënë se Serbia mund ta kthejë Kosovën vetëm me bisedime, duke shtuar se: “Askush nuk do ta shesë Kosovën, por ata na e kanë marrë dhe ne duhet ta mbajmë“.

Këto deklarata i ka kritikuar Çedomir Jovanoviç, kryetar i Partisë Liberaldemokrate, i cili ka thënë se Irinej dhe Daçiç nuk kuptojnë. “Të dy janë robër të imagjinatave të vjetra dhhe ikjes nga problemet themelore të Serbisë së sotme“, ka thënë Jovanoviç, sipas të cilit kjo është një “recetë fatale”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA