Komisioneri i Zgjerimit në Bashkimin Europian, Stefan Fule, deklaroi nga Zagrebi se të gjitha vendet e Ballkanit që kanë si pikësynim integrimin në Europë duhet të marrin si shembull përvojën kroate.

Fule mbërriti në Zagreb të hënën, në kuadër të përgatitjeve për anëtarësimin zyrtar të vendit në BE.

Në fjalën e tij, ai shprehu dëshirën që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin shembull hapat që hodhi Kroacia dhe reformat e shpejta që ndërmori vendi, duke bërë të mundur anëtarësimin në 2013-n.

Vizita e Fules erdhi pas publikimit të një raporti monitorues të punës së bërë prej Kroacisë për integrimin, në të cilën Brukseli komentonte me nota shumë pozitive zhvillimet e fundit në vend.

Aktualisht, tre vende të Ballkanit Perëndimor kanë fituar statusin e vendit kandidat, midis pesë kandidatëve aktualë, të cilët janë Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia dhe Islanda.

Shqipëria fitoi në tetor statusin e vendit kandidat, por të kushtëzuar me miratimin e tre ligjeve të mbetura për t’u integruar, ndërsa Bosnja dhe Kosova ndodhen në fazën e MSA-së, por janë njohur nga Brukseli si vende potencialisht kandidate për të ardhmen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA