Franca i kërkoi gjigantëve botërorë të prodhimit të çelikut, “Arcelor Mittal”, që të largohen pa vonesë nga vendi.
Shpallja “non grata” nga Parisi zyrtar ndodhi të hënën, pasi autoritetet akuzuan kompaninë për mashtrim dhe mosrespektimin e vendit, pas mbylljes së dy furnaltave në shkelje të kushteve të kontratës, më parë gjatë tetorit.
”Mittal” vendosi që të mbyllte dy furnaltat e ndodhura në Florange, duke i dhënë shtetit një afat prej 60 ditësh për të gjetur një pronar të ri.
Në një deklaratë, kompania indiane u shpreh “jashtëzakonisht e tronditur” nga kërkesa e qeverisë franceze dhe komentet e saj.
Megjithatë, ministri i Rimëkëmbjes Industriale, Arnaud Montebourg, akuzoi liderët botëror të çelikut për shkelje të premtimeve të investimeve, në blerjen prej 26,9 miliardë eurosh të “Arcelor” në vitin 2006.
Ndonëse e ardhmja e kompanisë që punëson 22 mijë persona tashmë është e paqartë, besohet se asetet e “Mittal”-it në Francë do t’i nënshtrohen shtetëzimit.
Top Channel