Ato që nuk dinit për pavarësinë e baballarët e kombit

26/11/2012 00:00

Cilat janë anët e panjohura të marrëdhënieve të dy intelektualëve të mëdhenj shqiptarë, Fan Noli dhe Faik Konica? Kush e sundoi Vatrën? E dinit që Shqipëria kishte 500 pretendentë për fronin apo që një prej tyre ishte femër? Po që Ismail Qemali kishte kundërshtarin më të fortë, pikërisht djalin e xhaxhait të tij, Syrja bej Vlorën? Apo cili qe fati i 40 firmëtarëve te Aktit të Pavarësisë?

Këto dhe të tjera detaje për figura të shquara të historisë së kombit shqiptar janë zbuluar për opinionin e gjerë nga dokumentarët e ciklit të 100-vjetorit të Pavarësisë. Hulumtime dhe dokumente që sjellin nën prizmin e dritës shumë personazhe të shquara që nëpërmjet ngjarjeve historike kontribuan për Shqipërinë.

Për të njohur më shumë Fan Nolin e Faik Konicën, por dhe shumë figura të tjera të shqiptarëve të Amerikës”, “Top-Channel” realizoi një dokumentar në Shtetet e Bashkuara i cili u transmetua në dy pjesë.

Sokol Balla hulumtoi nëpër arkiva të ndryshme dhe realizoi intervista të cilat zbardhën marrëdhëniet mes dy figurave shumë të shquara si Noli e Konica, por dhe marrëdhëniet që kishin patriotë të njohur shqiptarë që jetonin në Amerikë dhe që ishin pjese e shoqërisë Vatra.

Dokumente dhe fakte pasurojnë veprimtarinë dhe aktivitetin e kësaj shoqerie me shumë ndikim në jetën politike e social-kulturore shqiptare të kohës.

Detaje që kurrë më parë nuk ishin ndarë me publikun: që nga vlera e veprave që lanë pas këta njerëz të shquar, deri tek dëshmitë që kontribuojnë për zbardhjen e akuzave të tilla si përvetësimi i veprave të Konicës nga Noli apo ndikimin e shërbimeve të huaja në përcarjen e patriotëve shqiptarë të emigruar në Amerikë.

Në dokumentarin “Pretendetët për fronin mbretëror” zbulohet e plote figura e Princ Vidit. Përse u zgjodh ai të drejtonte Shqipërinë nën morinë e kandidaturave të shumta për një vend të vogël si Shqipëria. Kush e njihte më parë numrin dhe emrat e pretendentëve për fronin mbretëror? Me siguri ata që kishin këtë informacion numëroheshin me gishtat e dorës.

Dokumentari na sjell rreth 30 emra nga 500 të mundshmit të cilët ishin kandidatë të bëheshin drejtues të shtetit shqiptar.

Në dokumentarin “Pretendet e fronit mbretëror” njohim personazhe të ndryshme që mund të kishin pasur fatin të ishin drejtuesit e Shqipërisë. Duka Dë Monpansie; Don Aladro Kastrioti; Markezi Xhuzepe Anxhelo Aurineta; Princi Ahmet Fuad; Princi Vilhelm fon Urah; Princi Burhanedin e shumë e shumë të tjerë, ishin pjesë e një liste të gjatë me emra që na u bënë të njohur nga dokumentari që hedh dritë mbi përzgjedhjen e vetëm njërit prej tyre: Princ Vidit.

Dokumentari zbulon se ne mund të kishim pasur në krye të vendit dhe një drejtuese femër apo një kampion botëror për kriketin.

Fakte dhe dokumente që treguan qëllimet dhe seriozitetin e këtyre pretendentëve që mund të përcaktonin fatin e mëtejshëm të Shqipërisë.

Në një tjetër dokumentar, ai i “Firmëtarëve të Aktit të Shpalljes së Pavarësisë”,  hidhen dritë mbi 40 figura të historisë së Shqipërisë që themeluan shtetin e ri shqiptar.

Cilët ishin personazhet që u gjendën në Vlorë atë 28 Nëntor të vitit 1912,  nga vinin dhe mistere të tjera të zbardhura për rrugëtimin e nënshkruesve të deklaratës së pavarësisë.

Në dokumentar zbulohet gjithashtu dhe se çfarë ndodhi më pas me këto figura historike dhe veçanërisht cfarë ndodhi me deklaratën origjinale të pavarësisë.

Dokumente dhe pamje të patransmetuara të cilat pasurojnë një nga ngjarjet dhe shumë nga personazhet më të rëndësishme të ngritjes së shtetit shqiptar.

Ismail Qemali, një nga personazhet më emblematikë të shtetit shqiptar do ta shohim në një marrëdhënie që s’e kemi parë kurrë ndonjëherë.

Të merkurën, dokumentari  “Vlorajt e Flamurit” do të nxjerrë në dritë rivalitetin e shtetarit të parë shqiptar me djalin e xhaxhait të tij, Syrja bej Vlorën. Pengesat që iu krijuan Ismail Qemalit për themelimin e shtetit shqiptar brenda familjes.

Dokumente të reja për historinë aq misterioze të flamurit do te vijne per here te pare, ne dokumentarin kulmues te ciklit te 100 vjetorit te Pavaresise.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA