Dy partitë më të mëdha në Kosovë, PDK dhe LDK mund të kenë rënë dakord që të çojnë vendin në zgjedhje të parakoshme në vitin 2013, ndërsa Atifete Jahjaga do të vazhdojë të mbetet në krye të shtetit.
Burime brenda takimit të së premtes mesh Thaçit dhe Mustafës dhanë këtë lajm, të përcjellë të dielën nga “Telegrafi”, pas publikimit në të përditshmen “Express”.
Por, përpara se të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Thaçi e Mustafa duket se janë marrë vesh që deri në mars të vitit të ardhshëm të përfundojnë ndryshimet ligjore dhe kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjet.
“Dy liderët janë marrë vesh për ndryshimet në ligj dhe kushtetutë sa u përket zgjedhjeve. Këto ndryshime do të ndodhin në fund të pranverës. Gjatë muajve të ardhshëm do të ketë takime për të vendosur se çfarë listash do të ketë, sa zona zgjedhore do të ndahet Kosova si dhe për përbërjen e KQZ-së”, thënë burimet e “mirëinformuara”.
Megjithatë, mësohet se ndërsa është biseduar për reformën parlamentare, nuk është cekur çështja e zgjedhjes së presidentit me votë të drejtëpërdrejtë nga populli, e parë si mënyrë për të zgjidhur mënyrë problematike të zgjedhjes së kreut të shtetit në Kosovë.
Top Channel