Festohet dita e Hashures në Afganistan

25/11/2012 10:20

Në Kabul të Afganistanit, diten e Hashures muslimanet shiite e shenuan me fshikullima kamzhiku, qe fundet i ka prej metali te mprehte.

Besimtaret kujtojne ne kete menyre pervjetorin e vdekjes se Imamit Hysein, nipi i Profetit Muhamed, i cili u vra ne betejen e Qerbelase ne vitin 680 pas Krishtit, te konsideruar nje nga ngjarjet me te dhimbshme ne te gjithe historine e islamit.

”Imami Hysein u martirizua ne kete dite, kjo eshte arsyeja perse ne godasim vetem me kamzhik, e bejme per te treguar dashurine per te dhe per te vajtuar humbjen e tij. nuk ndiejme dhimbje ne trupat tane”, deklaroi njëri prej besimtarëve.

Vitin e kaluar, kremtimet e festivalit Hashures u erresuan nga nje sulm vetevrases ne nje faltore te rendesishme shiite.

Gati 60 vete u vrane e 160 te tjere u plagosen ne episodin me te rende te dhunes sektare ne vend qe nga permbysja e talebaneve.

Kete vit, forcat afgane te sigurise i perforecuan masat e sigurise prane faltores ne kryeqytet.

Te gjithe personat qe kane dashur te hyjne aty, jane kontrolluar imtesisht. Hashurja eshte ngjarja me e rendesishme e kalendarit shiit, por nga ana tjeter, grumbullimi i madh i besimtareve i ekspozon ata me shume ndaj sulmeve militanteve, e sidomos atyre kamikaze.

Muslimanet shiite, qe perbejne gati 15% te botes islamike, e vazhdojne festivalin e tyre fetar per nje muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA