
Bursa e Egjiptit ra me mbi 10% gjatë së dielës, ndërsa trazirat e dhunshme vazhdojnë në vend pasi presidenti Mohammed Mursi, nëpërmjet një dekreti, i akordoi vetes fuqi të reja të pakotenstueshme në drejtimin e shtetit.
Dhjetëra mijëra protestues marshuan në Kajro kundër vendimit të Mursit, ndërsa Vëllazëria Muslimane, partia që e zgjodhi në krye të shtetit, do të realizojë një manifestim mbështetës më vonë gjatë ditës.
Në bursë, transaksionet u pezulluan për 30 minuta, përpara se ato të regjistronin një rënie drastike si rrjedhojë e trazirave që jaën rikthyer në vend.
Ekonomia egjiptiane është ende duke u përpjekur që të rikuperohet nga pasojat e shkatërrimeve që ngjalli revolucioni popullor, i cili solli fundin e regjimit të Mubarakut pas tre dekadash në pushtet në shkurt 2011.
Me të ardhurat nga turizmi të përgjysmuara dhe rënien e ndjeshme industriale, goditja e ardhur në bursë përkeqëson edhe më tej parametrat e një ekonomie, që i shërben 84 milionë banorëve të vendit më të madh të Afrikës Veriore.
Top Channel