Armëpushimi Rusi-Ukrainë/ Putini pranon ftesën e Parisit: Gati për dialog me Macronin Eshtrat e liderit legjendar palestinez Jaser Arafat do te zhvarrosen te
marten e do t’i nenshtrohen analizave te imtesishme me qellimin te
sqarohet nje here e mire nese vdekja e tij ne Paris në vitin 2004, që
pasojë e helmimit.
Raporti mjekesor tregon se Arafati 75-vjeçar ndërroi jete per shkak te nje hemoragjie cerebrale. Po Franca celi ne muajin gusht nje hetim pasi eksperte zvicerane, te punesuar nga nje ekip televiziv qe po realizonte nje dokumentar mbi udheheqesin historik palestinez, zbuluan nje substance radioaktive ne sendet e tij personale, polonium 210.
Varri i Arafatit ne Ramallah te Bregut Perendimor u bllokua ne fillim te muajit, dhe me t’u nxjerre trupi nga mauzoleumi i gurte, shkencetare nga Franca, Zvicra e Rusia do te marrin kampione e do t`i analizojne.
Secili ekip do te kryeje analizat e tij ne menyre te pavarur, e me pas trupi do te varroset serish me nderime ushtarake. Njeriu qe drejtoi per 35 vjet organizaten per Clirimin e Palestines dhe ne 1996-n u be presidenti i pare i Autoritetit Palestinez, pati nje perkeqesim te menjehershem e te dhunshem te shendetit tetorin e vitit 2004.
Dy jave me vone, ai u dergua me avion per ne spitalin ushtarak te Parisit, ku nderroi jeten ne 11 nentor te atij viti. Ekspertet zvicerane qe kontrolluan rrobat e tij, shallin simbol pa te cilin nuk shfaqej kurre ne publik dhe furcen e tij te dhembeve, zbuluan ne to nivele te larta dhe te pashpjegueshme poloniumi.
Kur u permend per here te pare zhvarrimi, vejusha e tij Suha e kundershtoi ekzanimin post-mortem, por me vone i drejtoi nje kerkese Autoritetit Palestinez per te lejuar nxjerrjen e eshtrave, ne menyre qe e verteta te dale ne drite.
Top Channel