Uljet e të premtes së zezë

24/11/2012 00:00

Uljet e të premtes së zezë, ditës pas Falenderimeve që shënon në Amerikë
fillimin e sezonit të blerjeve për Krishtlindje, çuan në një bum
shitjesh në mbarë vendin.

Miliona vetë i janë drejtuar dyqaneve në kërkim te cmimeve me te mira dhe dhuratave perfekte te festave. Shitjet e sivjetshme pritet te mberrijne ne nivelin e 21 miliarde dollareve.
 
Edhe pse tradicionalisht blerjet nisin oret e para te se premtes, kete vit shume tregtare vendosen t’i hapin dyert e dyqaneve et tyre shume me heret, qe mbremjen e se enjtes.
 
E premja e zeze pritet me padurim jo vetem nga bleresit ne Amerike, por edhe nga tregtaret. Statistikat tregojne se gjate sezonit te festave te celur prej saj, dyqanet realizojne nje te treten e shitjeve vjetore dhe gati 50 % te fitimeve per vitin. ne kete dite, cmimet ulen edhe per artikujt e luksit.
 
“Bizhuterite e shtrenjta kane ecur edhe ato mjaft mire. Tek Macy`s, artikuj argjendarie me vlere 600 dollare jane shitur per 199. interesi qe i menjehershem, njerezit jane terhequr si me magnet”, thonë menaxherët.
Kjo quhet ‘E premtja e Zezë’ sepse fitimet në librat e kontabilitetit tradicionalisht regjistrohen me të zezë, ndersa debitë me të kuqe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB