
Mijëra tajlandezë të thërritur nga opozita u mblodhën në rrugët e kryeqytetit Bangkok për të protestuar kundër qeverisë së kryeministresm, Yingluck Shinawatra motra e kryeministrit të rrëzuar, Thaksin Shinawatra.
Protestuesit akuzojnë kryeministren e vendit se është thjesht një kukull e kontrolluar nga vëllai i saj ish-kryeministër i rrëzuar.
Korespondenti i BBC-së thotë se policia nuk u përpoq të ndalonte tubimin, por vendosi masa të rrepta sigurie në zonat ku ndodhen godinat qeveritare, përfshirë këtu edhe parlamentin tajlandez. Pikërisht zona para kësaj ndërtese u shndërrua në shesh-betejë mes protestuesve dhe policisë.
Protestuesit hodhën gurë e sende të tjera të forta drejt forcave të sigurisë, ndëras këto të fundit përdorën gaz lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për të shpërndarë turmën. Nga përleshjet raportohet të paktën shtatë policë dhe disa protestues të plagosur.
Manifestimi u udhëhoq nga një grup politik i quajtur “Mbroni Tajlandën” i udhëhequr nga një ish-ushtarak i lartë i tërhequr nga detyra.
Top Channel