Mediat franceze zbardhën dëshminë e ish-presidentit Nicolas Sarkozy dhënë para hetuesve në qytetin e Bordosë në lidhje me akuzën e ngritur kundër tij për marrje rryshfeti.
Sarkozy akuzohet se ka marrë një sasi të konsiderueshme të hollash (diku tek 150 mijë euro) nga miliarderja e L’Oreal Liliane Bettencourt gjatë fushatës zgjedhore presidenciale para ngritjes në krye të Elizesë.
Ish-presidenti, në dëshminë e dhënë para hetuesve ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë qindarkë nga familje Bettencourt.
“Nëse shikoni gjithë aktivitetin tim për katër vitet që isha në krye të Francës, do të shihni se në asnjë rast nuk kam ngrënë qoftë edhe një darëk me Bettencourt. Akuzat janë të pabazuara”, citohet të ketë thënë Sarkozy nga e përditëshmja franceze Sud-Ouest.
Top Channel