Armëpushimi Rusi-Ukrainë/ Putini pranon ftesën e Parisit: Gati për dialog me Macronin
Një shkencëtar rus, i dënuar në vitin 2004 si spiun në favor të Kinës u lirua pas 11 viteve burgim.
Shkencëtari Valentin Danilov u arrestua në vitin 2001. Në procesin gjyqësor që pasoi ai u akuza për tradhëti të lartë shtetërore. Sipas prokurorëve të cështjes në atë kohë, Danilov ishte autori i shitjes së sekreteve të teknologjisë satelitore tek kinezët.
Ai u dënua me 14 vite burgim me të drejtë apelimi. Pas apelimit të cështjes Danilov u shpall i pafajshëm, por një vit më vonë një vendim i Gjykatës Supreme ruse e riktheu sërish në burg, këtë herë duke reduktuar dënimin në 13 vite.
Vendimi u pasua me protesta nga komuniteti i shkencëtarëve ndërkombëtarë dhe rusë që e quajtën atë qesharak, pasi informacioni i kaluar për Kinën ishte hequr nga lista e informacioneve të klasifikuara që në vitin 1992.
“Amnesty International” e cilësoi procesin ndaj tij si të orkestruar ku dënimet u dhanë pa patur asnjë provë dhe asnjë ligj në favor.
Danilov, i lindur në vitin 1951 është një ndër fizikantët më të mëdhenj rusë në fushën e aktivitetit solar dhe satelitëve artificial.
Top Channel