Papa Benedikti XVI zgjedh 6 Kardinalë “globalë”

24/11/2012 02:45

Kardinalët, ndihmësit më të afërt të Papës, vijnë nga Filipinet, India, Libani, Nigeria, Kolumbia dhe SHBA. Analistët thonë se është e pazakontë për Papën, që të zgjedhë një grup, ku asnjëri nuk është europian.

Papa bëri të ditur se kuvendi i dytë i thirrur prej tij këtë vit, synon të tregojë se “Kisha është Kishë e të gjithëve dhe flet në të gjitha gjuhët”.

Të gjashtë pretendentët për kardinalë janë më të rinj se 80 vjeç dhe për këtë arsye, ka gjasa që të jenë të ligjshëm për t’u votuar për Papën e ri, kur aktuali të ndërrojë jetë.

Kardinalët veshin kapele të kuqe, të njohura si bereta, dhe veshjet e tyre simbolizojnë gadishmërinë për të derdhur edhe gjakun e tyre, në mbrojtje të besimit të krishterë.

Kardinalët e rinj, të cilët do të prezantohen me bereta të kuqe dhe me unaza floriri në kuvendin e së shtunës janë:

1.Kryepeshkopi amerikan, James Harvey, 63 vjeç, prefekt i familjes së papatit.

2.Patriarku Maronite i Libanit, Bechara Rai, 72 vjeç.

3.Kryepeshkopi indian i Baselios, Cleemis Thottunkal, 53 vjeç, kryetar i Kishës Katolike Syro-Malankara.

4.Kryepeshkopi nigerian, John Olorunfemi Onaiyekan, i Abujas, 68 vjeç.

5.Kryepeshkopi kolumbian, Ruben Salazar Gomez, i Bogotës, 70 vjeç.

6.Kryepeshkopi filipinas, Luis Tagle i Manilas, 55 vjeç.

Papa Benedikti është përballur në të shkuarën me kritika për emërimin e kardinalëve të përqendruar kryesisht në Europë.

Në shkurt ai krijoi 22 kardinalë të rinj, përfshi 16 europianë, 7 prej të cilëve ishin italianë.

Duke shtuar 6 jo-europianë totalit prej 114 zgjedhës kardinalë, Papa ka rritur ndjeshëm demografinë e zgjedhjes së kardinalëve.

Europianët sërish kanë shumicën, por tashmë kanë zbritur nga 55% në 51%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA